Bota

NATO bën thirrje për një hetim të plotë të rrëzimit të avionit në Kazakistan

Kryetari i Senatit të Kazakistanit tha më herët sot se shkaku i rrëzimit është ende i panjohur.

26 Dhjetor 2024, 15:29 Nga E. D
NATO bën thirrje për një hetim të plotë të
avioni

KAZAKISTAN- NATO bëri thirrje sot për një hetim të plotë për shkaqet e rrëzimit të avionit të Azerbajxhanit, ku humbën jetën 38 persona.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe viktimat e fluturimit J28243. I urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë," tha zëdhënësja Farah Dakhlala në një postim në platformën X.

Kryetari i Senatit të Kazakistanit tha më herët sot se shkaku i rrëzimit është ende i panjohur. Avioni i pasagjerëve Embraer u rrëzua të mërkurën në afërsi të qytetit Akhtatu të Kazakistanit, pasi më herët doli nga kursi mbi një zonë të Rusisë që Moska thotë se së fundmi ka kapur sulmet nga dronët ukrainas.

nato farah dakhlala 

Sondazh

Poll