Bota

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnjë, në pranga edhe gjashtë zyrtarë të tjerë, akuzohen për korrupsion

Nesiç ka mbajtur postin e ministrit të sigurisë që nga janari 2023 dhe ka qenë drejtor i Putevi RS nga 2016 deri në 2020 ndërsa ka shërbyer edhe si ligjvënës.

26 Dhjetor 2024, 15:09 Nga r.ll
Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnjë, në pranga edhe
nenad nesiç

BOSNJE- Ministri i Sigurisë në Bosnjë Hercegovinë, Nenad Nesiç është arrestuar ditën e sotme, bashkë me gjashtë persona, duke përfshirë drejtorin aktual të ndërmarrjes rrugore, Putevi RS, në Republikën Serbe të Bosnjës. Ata akuzohen për “bashkim kriminal, pastrim parash, shpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ryshfet”, thuhet në deklaratë.

Nesiç ka mbajtur postin e ministrit të sigurisë që nga janari 2023 dhe ka qenë drejtor i Putevi RS nga 2016 deri në 2020 ndërsa ka shërbyer edhe si ligjvënës.

Ai është aktualisht president i partisë së Aleancës Popullore Demokratike (DNS), e cila është në një koalicion me Aleancën e Social Demokratëve të Pavarur të udhëhequr nga Milorad Dodik, presidenti nacionalist, pro-rus i Republika Srpska. Dodik e përshkroi arrestimin në një postim në mediat sociale si një "veprim të papranueshëm" dhe pretendoi se ishte një rast "persekutimi i zyrtarëve" nga entiteti serb.

Vetë Dodik aktualisht po përballet me ndjekjen penale për mospërputhje me vendimet e marra nga Përfaqësuesja e Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, e cila mbikëqyr qeverinë qendrore që lidh dy organet autonome në Bosnje. Midis të arrestuarve me kërkesë të prokurorisë është Mladen Lucic, një anëtar i DNS-së së Nesic dhe pronar i një kompanie që zhvillonte biznes me Putevi RS, sipas prokurorisë.

 

nenad nesiç bosnje hercegovine

Sondazh

Poll