Bota

"SHBA do të vazhdojë dërgesat e armëve"/ Rusia sulmoi Ukrainën ditën e Krishtlindjeve, reagon Biden: Qëllimi i këtij sulmi të egër ishte...

Presidenti amerikan tha se qëllimi i sulmi rus ishte që Rusia të ndërpriste aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit.

26 Dhjetor 2024, 16:00 Nga E. D
"SHBA do të vazhdojë dërgesat e armëve"/ Rusia
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se i kishte kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që të vazhdonte furnizimin e tij të armëve në Ukrainë, pasi dënoi sulmin e Rusisë në ditën e Krishtlindjes ndaj sistemit energjetik të Ukrainës dhe disa prej qyteteve të saj.

Gjithashtu presidenti amerikan tha se qëllimi i sulmi rus ishte që Rusia të ndërpriste aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit. 

“Qëllimi i këtij sulmi të egër ishte të ndërpresë aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit dhe të rrezikojë sigurinë e rrjetit të tij”, tha Biden.

Rusia sulmoi Ukrainën të mërkurën me raketa lundrimi dhe balistike, si dhe me dronë. Nga sulmi u plagosën të paktën gjashtë persona në qytetin verilindor të Kharkiv dhe një tjetër u vra në rajonin e Dnipropetrovsk. 

Gati tre vjet pas luftës, Uashingtoni ka dhënë 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, por është e pasigurt nëse ndihma do të vazhdojë me atë ritëm nën Presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump, i cili zëvendëson Biden më 20 janar.

joe biden

Sondazh

Poll