Bota

"Makineri e përgjakshme dhe brutale", Starmer dënon sulmet e Rusisë në ditën e Krishtlindjeve në rrjetin elektrik të Ukrainës

Moska ka lëshuar një breshëri masive raketash në ditën e Krishtlindjes, me qëllim të dëmtimit të vendeve të infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën.

26 Dhjetor 2024, 12:29 Nga ZH.LL
"Makineri e përgjakshme dhe brutale", Starmer dënon sulmet e
Keir Starmer

BRITANI- Kryeministri britanik, Keir Starmer dënoi të mërkurën sulmet e Rusisë në rrjetin energjetik të Ukrainës.

Moska ka lëshuar një breshëri masive raketash në ditën e Krishtlindjes, me qëllim të dëmtimit të vendeve të infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën.

"Unë e dënoj këtë sulm të vazhdueshëm ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Unë i bëj homazhe qëndrueshmërisë së popullit ukrainas dhe udhëheqjes së Presidentit Zelensky, përballë sulmeve të mëtejshme me dronë dhe raketa nga makineria e përgjakshme dhe brutale e luftës e Putinit, pa pushim edhe në Krishtlindje”, tha Starmer në një deklaratë.

Ai shtoi se ”ndërsa hyjmë në Vitin e Ri, mbetet jetike që ne të dyfishojmë vendosmërinë tonë për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm dhe për t’i dhënë fund agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër popullit ukrainas”.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për lëshimin e një rakete në ditën e Krishtlindjes, me qëllim të dëmtimit të vendeve të infrastrukturës energjetike në të gjithë vendin. Më shumë se 70 raketa, duke përfshirë raketa balistike dhe mbi 100 dronë, u përdorën në sulm, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

britani keir starmer rusi ukraine

Sondazh

Poll