Bota

Jordania: 18,000 sirianë janë kthyer në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit

Ministri i Brendshëm jordanez, Mazen al-Faraya i tha kanalit televiziv shtetëror al-Mamlaka se rreth 18,000 sirianë janë kthyer në vendin e tyre midis rënies së regjimit të Bashar al-Assad më 8 dhjetor 2024 deri të enjten.

26 Dhjetor 2024, 15:47 Nga N.F
Jordania: 18,000 sirianë janë kthyer në Siri që nga
Foto

SIRI- Rreth 18,000 sirianë kanë kaluar nga Jordania për të shkuar në Siri që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Assad në fillim të këtij muaji. Ministri i Brendshëm jordanez, Mazen al-Faraya i tha kanalit televiziv shtetëror al-Mamlaka se rreth 18,000 sirianë janë kthyer në vendin e tyre midis rënies së regjimit të Bashar al-Assad më 8 dhjetor 2024 deri të enjten.

Ai tha se të kthyerit përfshinin 2,300 refugjatë të regjistruar në Kombet e Bashkuara. Rreth 1.3 milion sirianë që u larguan nga vendi i tyre që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011, me 650,000 të regjistruar zyrtarisht në Kombet e Bashkuara.

Të martën, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se më shumë se 25,000 sirianë janë kthyer në shtëpi nga Turqia që nga përmbysja e regjimit të al-Assad. Turqia është shtëpia e gati tre milionë refugjatëve sirianë. 

siri bashar al-assad

Sondazh

Poll