Aktualitet

‘Shqiponjat’ kapin një të shumëkërkuar, si u pikas te 21 dhjetori (Operácioni)

2 Janar 2020, 10:09 Nga DOSJA
‘Shqiponjat’ kapin një të shumëkërkuar, si u

TIRANË- Një 43-vjeçar është árrestuar, ndërkohë që ákuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit, sqaron se i árrestuari është G.R., 43 vjeç dhe se ai është kápur nga njësia Shqiponjat në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në zonën e njohur ndryshe si “21 dhjetori”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë Një tjetër i kërkuar, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bie në prangat e Policisë. Kapet dhe ndálohet një 43 vjeçar i kërkuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, mbajtjen nën kontroll të situatës, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me ármë zjárri dhe ata në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: G. R, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për tráfik ndërkombëtar lëndësh nárkotike.

Për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “árrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kapet i shumerkerkuari kapet i shumerkerkuari

Sondazh

Poll