Aktualitet

U ekstradua nga Shqipëria/ Historia mistériozé e mësuesit ‘gulenist’, tentoi të ikte me dokumenta fålso në Kanada por

1 Janar 2020, 18:10 Nga DOSJA
U ekstradua nga Shqipëria/ Historia mistériozé e

SHQIPËRI– Harun Çelik, 42-vjeç është ekstraduar në Turqi pasi akuzohej se ishte pjesë e mbështetësve të Fetullah Gulenit, personit që organizoi grushtin e shtetit nga Erdoganit. 

I riu është kapur nga disa bashkëkombas që pretendojnë se punojnë për llogari të autoriteteve turke, pak pasi kishte dalë nga ambientet e búrgút në rrugën ‘Mine Peza’.

Çelik u årrestúå në muajin korrik në aeroportin e Rinasit teksa tentonte që të kalonte me vizë të fålsifikuår drej Kanadasë. Pas përballjes me Gjykatën, ndaj tij u vendos masa “årrést me búrg”, për t’u liruar pas më shumë se 5 muajsh búrgim.

Dyshohet se shtetasi turk ka qënë përkrahës i Gylenit gjatë grúshtit turk të shtetit ndaj presidentit Recep Tajip Erdogan dhe për këtë arsye kërkohej ékstrådimi i tij.

Pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri, turkut i është thënë se do dërgohej në qendrën e azilkërkuesve, por më pas është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.

Mësohet se nga drejtoria e Migracionit, turku është nisur me urgjencë drejt Rinasit për t’u kthyer në atdheun e tij. Kësisoj turkut i është mohuar e drejta e tij e apelimit. 

Menjëherë pas publikimit të rastit kanë nisur dhe reagimet politike. Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”. Ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar transparencë nga qeveria lidhur me procedurat e ndjekura për ekstadimin e turkut. 

Në shkurt të vitit 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debimi i gulenistit nga shqiperia harun çelik turku ne shqiperi debimi i gulenistit nga shqiperia harun çelik turku ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Janar 2020, 12:31

TIRANË-  Hektor Pustina, fotografi i njohur shqiptar ka realizuar fotot më të veçanta gjatë festimeve dhe shpërthimit të fishekzjarreve në Tiranë.Ai...