Aktualitet

‘A jeni prindër apo…’/ Pólicia shoqëron aktivistin e OP-së natën e Vitit të Ri, anëtarët e tjerë kërkojnë lirim

1 Janar 2020, 18:54 Nga DOSJA
‘A jeni prindër apo…’/ Pólicia shoqëron

TIRANË– Efektivët e pólicisë kanë shoqëruar në komisariat natën e Vitit të Ri aktivistin e Organizatës Politike, Nebih Bushaj. Momentin e shoqërimit të gjithin e kanë regjistruar anëtaret e Organizatës Politike, të cilët më pas e kanë shpërndarë në “Facebook”.

Në video dëgjohet edhe një tjetër person, i cili gjatë gjithë kohës komunikon me Policinë duke i kërkuar arsyen përse Bushaj po shoqërohej në Komisariat.

“Si nuk iu vjen turp more merrni një student për vitin e ri? Për çfarë po e ndaloni? Si nuk iu vjen turp? Ça njerëzish jemi more? Kodi Penal nuk ka ofendim për shkak të detyrës. Ju nuk dini ligjin more. Për çfarë ia heq lirinë një djali të ri? Ju nuk jeni njerëz, as prindër, si nuk iu ngec buka në fyt? Duhet t’ju vijë turp! Palo burrë! Nuk është e drejta jote të ndalosh një njeri që është tek dera e shtëpisë së tij,“-thotë personi që flet në video.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nebih bushaj shoqerohet nebih bushaj nebih bushaj shoqerohet nebih bushaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Janar 2020, 12:31

TIRANË-  Hektor Pustina, fotografi i njohur shqiptar ka realizuar fotot më të veçanta gjatë festimeve dhe shpërthimit të fishekzjarreve në Tiranë.Ai...