Aktualitet

FOTO/ Ky është shqiptari që vráu vajzën dhe dhëndrin ditën e Vitit të Ri, të afërmit: Si vrét babai fëmijën?!

2 Janar 2020, 09:41 Nga DOSJA
FOTO/ Ky është shqiptari që vráu vajzën dhe

AUSTRALI- Osman Shaptafaj është personi që shihni këtë foto. 55-vjeçari vráu paraditen e 31 dhjetorit vajzën e tij, Lindita dhe dhëndrin, Vetonin. Dy të rinjtë u qëlluan për vdekje para shtëpisë së tyre nga babai, i cili raportohet se ka patur probleme të mëhershme familjare.  Të afërmit e tyre janë ende të shokuar nga ngjarja dhe përmes rrjeteve sociale, njëri prej tyre shkruan:

“Unë nuk di si t’i bashkoj fjalët. Allahu e di më mirë pse gjërat ndodhin ashtu siç ndodhin”, shkroi ai duke shtuar se “e kishte të pamundur të shpjegonte se si ndihej. E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Si mundet që babai t’i marrë jetën vajzës së tij, është përtej të kuptuarit… Por djalli me të vërtetë është midis nesh. Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet”, shkruan i afërmi.

Postimi ne rrjetet sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrárë me ármë zjarri nga babai i vajzës. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdékje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste véten.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet australi lindita musai osman shaptafaj shqiptari vret vajzen veton musai australi lindita musai osman shaptafaj shqiptari vret vajzen veton musai

Sondazh

Poll