Aktualitet

Vdekje e papritur në Përrenjas, i riu hyn në lokal dhe humb jetën, porositi kafen dhe ra në dysheme

2 Janar 2020, 08:49 Nga DOSJA
Vdekje e papritur në Përrenjas, i riu hyn në lokal dhe humb

PËRRENJAS– Një vdekje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Përrenjas, ku një 24-vjeçar, ka humbur jetën në një kafene.

Meleq Allhidri ka gjetur vdekjen sapo ka hyrë në një lokal. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu porositi kafe por ende pa e marrë porosinë e tij ai ka rënë nga karrigia në dyshime.

Pavarësisht se i riu ka marrë ndihmën e parë, ai nuk ka mundur të shpëtojë. Dyshimet paraprake janë se vdekja e 24-vjeçarit ka ardhur pas një arresti kardiak për shkak edhe të temperaturave të ulëta.

Ndërkohë që miq dhe familjarë të të riut nuk i kanë kursyer reagimet në rrjetet sociale për këtë ngjarje të rëndë dhe të papritur.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet meleq allhidri vdekje ne perrenjas meleq allhidri vdekje ne perrenjas

Sondazh

Poll