Aktualitet

‘Mállkimi’ i shqiptarëve në Australi, dy baballarë vrásin vajzat, çfarë i shtyn t’ju heqin dritën e syve dhe t’j

2 Janar 2020, 09:56 Nga DOSJA
‘Mállkimi’ i shqiptarëve në Australi, dy

AUSTRALINë më pak se një vit dy baballarë shqiptarë kthehen në lajmin kryesor të të gjitha mediave botërore. Kjo për asgjë më shumë e as më pak, por për vrásjen e vajzave të tyre… Ngjarja e sotme, ku Osman Shaptafaj qëlloi vajzën dhe dhëndrin me ármë zjárri në përvjetorin e tyre të martesës, na risjell një tjetër ngjarje të rëndë në vëmendje .

Më 24 korrik 2019, Petrit Lekaj vráu vajzën e tij, Sabrina sepse ajo kishte dalë me shoqet në një lokal nate. Sabrina ishte vetëm 20-vjeç dhe është e gjetur e vrárë në makinën e saj, nga ku policisë i është dashur të thyejë xhamat e makinës për ta nxjerrë.

Shoqet e vajzës e shprehën shqetësimin për fanatizmin e babait, pasi Sabrina iu kishte thënë se i ati mund t’i bërtiste kur të kthehej në shtëpi pas “Party-t”. Studentja e mjekësisë u gjet e vdekur brenda makinës “Mercedes Benz 2002”, ndërkohë që i ati, po provon manovra ligjore për t’ja hedhur drejtësisë australiane. 

Ndërkohë që në vigjilje të vitit 2020, një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Australi, në Melbourne.  Osman Shaptafaj qëlloi të bijën dhe dhëndrin, pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.

Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Fanatizmi dhe prapambetja duket se i shoqëron meshkujt shqiptarë përtej kufijve… Mallkim apo diçka më shumë?!

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet australi lindita musai osman shaptafaj petrit lekaj shqiptari vret vajzen veton musai vrasja e sabrina lekajt australi lindita musai osman shaptafaj petrit lekaj shqiptari vret vajzen veton musai vrasja e sabrina lekajt

Sondazh

Poll