Aktualitet

Vlorë/ Përfshihet nga flakët një shtëpi private, zjarri nisi në kuzhinë

2 Janar 2020, 08:09 Nga DOSJA
Vlorë/ Përfshihet nga flakët një shtëpi private, zjarri

VLORE-Një shtëpi private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në qytetin e Vlorës.  Zjarri raportohet se ka rënë rreth orës 08:30 e mëngjesit të sotëm, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Familjarët kanë dalë menjëherë nga banesa sapo kanë parë flakët. 3 ekipe të shërbimit zjarrfikës në Vlorë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë që siç mëson Dosja.al, zjarri fillimisht ka nisur në kuzhinë, prandaj dyshimet paraprake janë se shkak për flakët është një defekt në sistemin elektrik të banesës.

 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne nje banese ne vlore zjarr ne nje banese ne vlore

Sondazh

Poll