Aktualitet

Vrau të bijën 4 muaj më parë se doli për jetë nate, Petrit Lekaj do t’i nënshtrohet kontrollit psikiatrik

Mediet e huaja, por edhe ato shqiptare, fillimisht raportuan se babai e vrau vajzën pasi ajo kishte dalë me shoqet natën vonë.
Featured image of article: Vrau të bijën 4 muaj më parë se doli për jetë nate, Petrit Lekaj do t’i nënshtrohet kontrollit psikiatrik Petrit Lekaj dhe Sabrina Lekaj

AUSTRALI- Një ngjarje e rëndë ndodhi në korrik të këtij viti, ku një shqiptar, i quajtur Petrit Lekaj, u arrestua pasi dyshohej se vrau vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare. Viktima u gjet e pa jetë në makinën e familjes, pranë banesës së tyre në Kidman Park.

Babai 49-vjeçar u gjet pranë makinës, me plagë të rënda në bark. Fillimisht u raportua se babai e vrau vajzën, pasi ajo kishte dalë me shoqet natën vonë.

Sipas medieve të huaja, Lekaj, i cili tashmë e ka pranuar fajin,  mësohet se do i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krimi makabër shkaktoi tronditje për shkak se bëhej fjalë për një familje të nderuar në komunitet.

Më 24 Korrik 20-vjeçarja Sabrina Lekaj u gjet e pajetë në makinën e familjes, Mercedes Benz 2002. Babai i saj, Petrit Lekaj, 49 vjeç e vrau me thikë, dhe tashmë është i akuzuar kryesor për ngjarjen e rëndë.Miqtë e studentes së mjekësisë thanë se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe se Sabrina ishte një njeri unik, e jashtëzakonshme.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment