Politike

Ekstadimi i turkut gulenist, reagon PD: U shkelën të drejtat e njeriut, kërkojmë transparencë nga qeveria

1 Janar 2020, 21:56 Nga DOSJA
Ekstadimi i turkut gulenist, reagon PD: U shkelën të drejtat e

TIRANË-Partia Demokratrike ka reaguar për deportimin e mësuesit turk nga Shqipëria në drejtim të vendlindjes së tij. Në një reagim në rrjetet sociale, demokratët kanë kërkuar transparencë nga qeveria lidhur me procedurat e ndjekura për ekstadimin e Harun Çelik.

“Ndërsa mediat po raportojne me shqetesim për një ekstradim të një qytetari turk sipas tyre në shkelje të ligjit, nuk ka asnjë sqarim të institucioneve shteterore per kete ngjarje. Heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për këtë veprim, na detyrojne të kërkojme trasparence të menjehershme për çfarë po ndodh, dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në perputhje me ligjet në fuqi, konventat ndërkombetare dhe të drejtat e njeriut? Është prioritare për çdo vend demokratik, veçanërisht në procesin e integrimit europian, të respektojë këto parime, të drejta e detyrime. Shkelja e tyre është kthyer në rregull për qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës,”-shkruhet ndër të tjera në reagimin e PD-së. 

Dosja.al denoncoi e para ekstradimin e shtetasit turk, i cili ishte mbështetës i Fetullah Gulenit, personit që organizoi grushtin e shtetit ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debimi i gulenistit nga shqiperia harun çelik partia demokratike turku ne shqiperi debimi i gulenistit nga shqiperia harun çelik partia demokratike turku ne shqiperi

Sondazh

Poll