Sport

Panucci kërkon lekët nga FSHF, Duka flet i zhgënjyer: S’e kam pasur kurrë mik, e kemi shlyer që ditën që iku

30 Dhjetor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Panucci kërkon lekët nga FSHF, Duka flet i zhgënjyer: S’e

TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka folur sot për padinë e Cristian Panuccit për bonuset e fitoreve të Kombëtares Shqiptare. I ftuar në “Ora Sport” në Rtv Ora, President i FSHF, ka sqaruar padinè dhe është shprehur se marrëdhënia me teknikun italian ka qenë gjithmonë e ftohtë.

Nuk besoj. Nuk mund ta parashikosh sepse futbolli nuk varet nga një njeri, nuk varet nga një trajner. Trajneri nuk ishte në fushë, por patjetër që trajneri është i rëndësishëm në tërësinë e saj. Me Panuccin ose pa Panuccin rezultatet mund të ishin të njëjta. Pretendimet për bonus nga Panucci? Zhgënjyese në fakt.

Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që pasi është ndërprerë një kontratë, ne kemi qënë korrekt me të. Zhgënjyese pasi po kërkon bonus pas largimit të tij, ku rezultatet e suksesshme janë marrë pas largimit të tij. Federata e ka shlyer deri në ditën e fundit të kontratës pa asnjë lloj hezitimi, konflikti apo tendence. Tani ka ardhur në Federatë një kërkesë nga avokatët e tij e cila kërkon edhe bonuse që nga ne konsiderohet e padrejtë dhe e paarsyeshme”, u shpreh Duka.

Christian Panuçi, ish-trajneri i Shqipërisë ka paditur pak javw mw parw Federatën Shqiptare të Futbollit. Italiani pretendon bonuset sipas pikëve që ka marrë kombëtarja pas largimit të tij dhe fatura financiare shkon diku te 57 mijë euro. 46-vjeçari nuk pranoi të jepte dorëheqjen dhe mori çdo qindarkë nga Federata.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armando duka christian panuci hedh ne gjyq fshf cristian panucci armando duka christian panuci hedh ne gjyq fshf cristian panucci

Sondazh

Poll