Politike

"10-15 policë e shtypën", Flamur Noka tregon gjendjen e Gjekmarkajt në spital: Dyshohet se ka fraktura në brinjë! Narkopolicia gënjeu

Noka shtoi se vjen nga spitali dhe se gjendja e tij është shqetësuese. Ai shtoi se policia është narkopolici, falsifikatorë nga fillimi dhe deri në fund.

23 Dhjetor 2024, 22:24 Nga N.F
"10-15 policë e shtypën", Flamur Noka tregon gjendjen e
Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili përsoi gjendje të fikti gjatë protestës së opozitës, në momentet kur protestuesit po përplaseshin me policinë. Noka i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se policia ka ushtruar dhunë ndaj Gjekmarkajt dhe se ky i fundit dyshohet se ka fraktura në brinjë dhe probleme me tensionin. 

Noka shtoi se vjen nga spitali dhe se gjendja e tij është shqetësuese. Ai shtoi se policia është narkopolici, falsifikatorë nga fillimi dhe deri në fund. Noka shtoi se ngjarja është transmetuar live dhe e kanë parë njerëzit dhunën e ushtruar dhe se policia mashtron. 

"E gjithë dhuna është dirigjuar nga drejtuesit e policisë. Unë sa po vij nga Spitali Ushtarak, gjendja e tij është shqetësuese. Policia thotë sikur zotit Gjekmarkaj nuk i ka ndodhur asgjë.

Policia është narkopolici, falsifikatorë nga fillimi dhe deri në fund. Një ngjarje e dhënë live, kanë parë njerëzit dhunën, policia mashtron. Policia thotë se Gjekmarkajt i ka rënë të fiktë dhe nuk ka patur asnjë lidhje me dhunën policore.

Tani që po vij këtu, në spital po i bëhej radiografi të brinjve. Kishte goditje, dyshohet për fraktura të brinjve. Tensionin e ka 18, ka qëndruar i shtypur nga policët mbi 10-15 policë e kanë shtypur, uroj të mos ketë fraktura. Urojmë ta kalojë shpejt, imagjinoni gjendjen e nënkryetarit të Kuvendit t Shqipërisë. A mund ti besojnë shqiptarët narkopolicisë?", tha Noka. 

flamur noka gjekmarkaj policia protesta e opozites me 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll