Politike

"Policët u sulën si shtazë", Balliu: Gjekmarkaj u dhunua nga 15 efektivë! Natën do e kalojë në spital nën monitorimin e mjekëve

Balliu shtoi se policia nuk lejoi askënd të afrohej dhe i hipën sipër Gjekmarkajt. Sipas tij ata u munduan ta nxjerrin që aty.

23 Dhjetor 2024, 21:36 Nga N.F
"Policët u sulën si shtazë", Balliu: Gjekmarkaj u
Balliu

TIRANË- Koordinator Rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka rrëfyer momentet e dhunës ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës. Balliu në emisionin “Open” në News24 tha se ishin rreth 15 efektivë policie, përfshi edhe trupa të FNSH që shtynë forcërisht Agron Gjekmarkajn drejt një makine. Ai shtoi se policia e hodhi sipër një makine dhe e goditën.

"Këtu Gjekmarkaj nuk u ndje mirë dhe u rrëzua. Policia e izoloi fillimisht nga qytetarët, duke e shtyrë, dhe e ka goditur”, tha Balliu.

Balliu shtoi se policia nuk lejoi askënd të afrohej dhe i hipën sipër Gjekmarkajt. Sipas tij ata u munduan ta nxjerrin që aty. Ai theksoi se Gjekmarkaj u transportua në spital me makinën e tij.

"Dhuna ishte e urdhëruar, policët u sulën si shtazë.Gjekmarkaj do e kalojë natën në spital, do të jetë gjatë gjithë natës nën monitorimin e mjekëve," tha ai.

“U sulmua një profesor nga një narkopolici”, tha Balliu. Ai paralajmëroi se kjo situatë nuk do të kalojë lehtë, pasi gjithkush nga ata që shkelën ligjin duke dhunuar nënkryetarin e Kuvendit do të përballen me padi ligjore.

balliu gjekmarkaj protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll