Politike

Gjekmarkaj humbi ndjenjat në protestë, Boçi: Kur e pashë në fillim kishte gjak nga hundët, nuk ishte goditja e parë nga kordoni policor

Boçi u shpreh se ngjarja ndodhi gjatë një momenti përplasjeje me policinë dhe se deputeti u shty nga efektivët gjatë tensioneve.

23 Dhjetor 2024, 22:02 Nga r.ll
Gjekmarkaj humbi ndjenjat në protestë, Boçi: Kur e pashë
luçiano boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka komentuar momentin kur koelgu i tij, Agron Gjekmarkaj ra pa ndjenja në protestë pas përplasjes me policinë. Boçi u shpreh se ngjarja ndodhi gjatë një momenti përplasjeje me policinë dhe se deputeti u shty nga efektivët gjatë tensioneve. Ai ka treguar se Gjekmarkaj kishte gjak nga hundët prej goditjes nga kordoni i policisë. Deputeti demokrat thotë se nuk ishte goditja e parë dhe efektivët e dinin mirë se kush ishin ata. 

"Ishim në një moment përplasje me policinë, jam shkëputur për një intervistë, vala e goditjes po afrohej, menjëherë dëgjoj që ka një rrëzim të një qytetari, shih që, me zor çava kordonin, shoh që ishte Agroni shtrirë, e marrim e ngremë, vura re, së pari kishte gjak nga hundët, për shkak se kishte aritmi të madhe që vinte nga forca e goditjes, ishte goditje nga kordoni i policisë. Nuk ishte një gjendje. Nuk ishte goditja e parë, kishte ndodhur ishte qetësuar situata, e dinin shumë mirë kush ishte Agroni apo unë.", tha Boçi. 

luciano boçi agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll