Politike

VIDEO/ "Ujë, sillni ujë", momenti kur Gjekmarkajt i bie të fikët në protestë, rrethohet nga protestuesit dhe deputetët e opozitës

Gjekmarkaj u ul në tokë dhe u rrethua menjëherë nga protestuesit dhe deputetët e opozitës të cilët i erdhën në ndihmë.

23 Dhjetor 2024, 20:40 Nga r.ll
VIDEO/ "Ujë, sillni ujë", momenti kur Gjekmarkajt i bie
agron gjekmarkaj

TIRANË - Protesta e sotme e opozitës u shoqërua vazhdimisht me tensione mes policisë dhe protestuesve. Në një moment, nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat pas përplasjes me efektivët e policisë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Gjekmarkaj u ul në tokë dhe u rrethua menjëherë nga protestuesit dhe deputetët e opozitës të cilët i erdhën në ndihmë. "Sillni ujë, sillni ujë" dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa deputeti është i shtrirë në tokë.


Pas këtij incidenti ai u dërgua për ndihmë mjekësore te spitali i Traumës. PD ka akuzuar policinë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë dhunuar deputetin. Ata janë shprehur se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit. 

Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira. 

agron gjekmarkaj protesta e opozitës 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll