23 Dhjetor 2024, 21:52
Nga N.F
Gjokutaj
TIRANË- Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj është shprehur se thirrja në SPAK e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa ishte e pritshme, teksa iu referua më herët kontrollit të agjentëve të BKH në banesën e çiftit Veliaj-Xoxa. Përmes nëj lidhjeje skype në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Gjokutaj e konsideron hetimin e SPAK për Veliaj, në kah të kundërt, pas dëshmisë disa orëshe të bashkëshortes së tij para institucionit të akuzës.
Sipas Gjokutajt, ky është një hetim i verbër i SPAK ndaj Veliajt, për shkak se mosveprimi në kohë i hetimeve për të ka bërë që shumë prova të jenë asgjësuar. Ai shtoi se mund të jenë instruktuar shumë persona në mënyrë që kryebashkiaku të dalë i pastër nga hetimet që po bëhen ndaj tij, teksa iu referua çështjes së incineratorit të Tiranës dhe aferës 5D, apo dhe hetimit pasuror.
"Pas kontrollit të banesës, i gjithë hetimi është në kahun e kundërt. Lokomotiva është Erion Veliaj, pastaj familjarët. Mos harroni 5D, incineratorët. Hetimi është bërë kush lidhet me Veliajn, sa herë ka një protestë, një ngjarje, për ta sfumuar gjithmonë bëhen hetimet. Dhe ky nuk është hetim i mirëfilltë. Vepra penale ndaj kryetarit të bashkisë është vërtetuar ka kohë, dhe nuk veprohet. Thirrja e bashkëshortes së Veliajt është një veprim i domosdoshëm por i papërshtatshëm. Veliaj, i cili është prjesë e impilikimit të të vëllait, kolëgëve, është një grup.
Një hetim i verbër i SPAK ndaj tij, një mosveprim ka bërë që shumë prova të jenë asgjësuar, shumë njerëz të jenë instruktuar. Këto vonesa, mosveprimi i hetimeve të domosdoshme e cenojnë zbulimin e të vërtesës në kohë. Unë di që të mërkurën do të paraqitet në SPAK Veliaj, të shikojmë sa SPAK ka vulnetin për t’i hyrë kësaj çështjeje. Këta mund ta thërrasin edhe për Krishtlindje, se i shkon shumë kësaj propagande shtetërore, se ne punojmë edhe në ditë pushimi. Ku qëndron mbrapa Edi Rama, hetimet ngecin. Rasti, Beqaj, Veliaj, kur Rama i ka lëshuar, ata kanë përfunduar në burg jo për t’i thirrur disa herë. SPAK është i kapur nga ky pushtet dhe nuk heton.
Sot është vërtetuar edhe një skandal tjetër në GJKKO. Seanca paraprake në ngarkim të Beqjat dhe bashkëpunëtorëve të tij, sot gjykata, e ka ftuar prokurorin që këtu s’kemi të bëjmë me shpërdorim detyre, por vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal," tha Gjokutaj.
veliaj gjokutaj ajola xoxa
Politike
23 Dhjetor 2024, 21:47
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ësht&eu...
Politike
23 Dhjetor 2024, 21:40
r.ll
shoqerimet
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një video në rrjetet sociale nga shoqë...
Politike
23 Dhjetor 2024, 21:36
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator Rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu ka rrëfyer momentet e dhunës ndaj nënkryetarit t&e...
Politike
23 Dhjetor 2024, 21:01
N.F
Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka folur nga spitali në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ...
Politike
23 Dhjetor 2024, 20:40
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË - Protesta e sotme e opozitës u shoqërua vazhdimisht me tensione mes policisë dhe protestuesve. Në nj&eum...
Politike
23 Dhjetor 2024, 20:20
N.F
Noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka gjatë protestës së sotme të opozitës është përplasur me policin&eu...
Politike
23 Dhjetor 2024, 20:32
r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e sotme të opozitës të...
Politike
23 Dhjetor 2024, 20:04
N.F
Berisha dhe Gjekmarkaj
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas protestës ka shkuar drejt spitalit të Traumës ku ka vi...
Politike
23 Dhjetor 2024, 19:38
r.ll
TIRANË- Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Sh...
Politike
23 Dhjetor 2024, 19:35
sali berisha
“Dënoj me forcë më të madhe dhunën e urdhëruar nga Rama ndaj nënkryetarit të Parlamentit dhe t&e...