Politike

Humbi ndjenjat gjatë protestës, flet nga spitali Gjekmarkaj: Më ushtruan presion në gjoks, mbeta pa frymë!

Gjekmarkaj shtoi se policët e shtynë dhe e shikonin me përbuzje. Ai theksoi se policia i ushtroi  presion në gjoks dhe mbeti pa frymë.

23 Dhjetor 2024, 21:01 Nga N.F
Humbi ndjenjat gjatë protestës, flet nga spitali Gjekmarkaj: Më
Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka folur nga spitali në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore pasi atij i ra të fikët gjatë nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së sotme. Gjatë fjalës së tij Gjekmarkaj u shpreh se ai ishte i mbështetur te një makinë kur u tha policëve se është nënkryetar i Parlamentit dhe profesor.

Gjekmarkaj shtoi se policët e shtynë dhe e shikonin me përbuzje. Ai theksoi se policia i ushtroi  presion në gjoks dhe mbeti pa frymë.

"Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës te "Pallati me Shigjeta" pas një përplasjeje me policët të cilët raportohet se e kanë rrethuar dhe e kanë shtrirë në tokë. Sapo kanë parë që nënkryetari i PD-së ka humbur ndjenjat kanë bërë thirrje për uji. Para se ngjarja të regjistrohet Gjekmarkaj deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës.

Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Sipas tij në vendin tonë nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.

gjekmarkaj protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll