Politike

Shoqërimet e protestuesve nga policia, Blushi publikon videon: Iu vërsulën me tërbim protestuesve

Blushi iu bën thirrje policisë të ndalet me arrestimet e paligjshme dhe të lirohen protestuesit e ndaluar deri tani. 

23 Dhjetor 2024, 21:40 Nga r.ll
Shoqërimet e protestuesve nga policia, Blushi publikon videon: Iu
shoqerimet

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar një video në rrjetet sociale nga shoqërimet me forcë të protestuesve nga policia. Blushi iu bën thirrje policisë të ndalet me arrestimet e paligjshme dhe të lirohen protestuesit e ndaluar deri tani. 

"Qenëria e narkobanditëve me uniformë u është vërsulur me tërbim protestuesve paqësorë duke kryer në pabesi rrëmbime banditeske! Ndalni urgjentisht dhunën kriminale dhe arrestimet e paligjshme! Lironi protestuesit paqësorë se do të përgjigjeni penalisht dhe personalisht! Nuk do t’ua falim kurrë!", shkruan Blushi. 


Deri më tani janë shoqëruar 15 qytetarë, por nuk ka detaje se në cilat zona kanë protestuar ata, apo në cilat komisariate janë dërguar. Numri i të shoqëruarve pritet të rritet, ndërsa në protestën e fundit të opozitës, janë shoqëruar rreth 50 protestues.

tedi blushi

Sondazh

Poll