Politike

Mbyllet pas rreth 3 orësh protesta e opozitës, deputetët e PD-së nisen drejt selisë blu, Berisha shkon te spitali i Traumës

Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, ndërsa njoftoi se do të shkojë te spitali i Traumës. Aty ndodhet edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat në protestë pas përplasjes me forcat e policisë. 

23 Dhjetor 2024, 19:38 Nga r.ll

Mbyllet pas rreth 3 orësh protesta e opozitës, deputetët e

TIRANË- Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit dhe te bashkia e Tiranës, ka përfunduar pas rreth tre orësh.

Bëhet me dije se qarkullimi ka nisur të hapet fillimisht në Sheshin Willson, ku mbajti fjalën përmbyllëse edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, ndërsa njoftoi se do të shkojë te spitali i Traumës. Aty ndodhet edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat në protestë pas përplasjes me forcat e policisë. 

Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se deputetët e tjerë të PD-së po nisen drejt selisë blu. 

sali berisha protesta e opozitës 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll