Politike

Përplasjet e policisë me protestuesit, Berisha te Zogu i Zi: Banditët me uniformë mos t'i prekin qytetarët! Jemi në marshin e fitores

Tensionet mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta.

23 Dhjetor 2024, 18:45 Nga r.ll
Përplasjet e policisë me protestuesit, Berisha te Zogu i Zi:
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bashkua pak më herët protestuesve në zonën e Zogut të Zi. Ai komentoi përplasjet e policisë me protestuesit, ku iu bëri thirrje punonjësve të policisë mos të prekin qytetarët. Berisha deklaroi se janë në marshin e fitores, ndërsa tha se protestat në Beograd po tronditin themelet e Vuçiç.

Berisha:   Menduan se rrebeshi, shiu do të bëjë që demokratët të mos përmbushnin misionin e tyre. Ja ku janë në këmbë, më të fuqishëm se kurrë.

Pyetje: Në disa pika policia po përlaset me protestuesit. A keni një mesazh...

Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Nuk mundet që policia të prekë qytetarët në mosbindje civile sepse duhet të mendohet 7 herë para se të bëjë atë. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici e qeveri shumë herë më tepër se kjo. Ndaj dhe ju them banditëve me uniformë mos prekni asnjë protestues, asnjë demostrues. Janë në të drejtën e tyre kushtetuese. Jemi në marshin e fitores, ky është marshi i fitores. Asgjë nuk e shpëton këtë kalbësirë të pakallur. Diktaturat nuk kanë të ardhme, në Beograd studentët po dridhin themelet e vëllaut të Edi Ramës, Vuçiçit.

Tensionet mes policisë dhe protestuesve janë regjistruar në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Në përplasje janë përfshirë edhe deputetët e opozitës. 

sali berisha protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll