Politike

Tensionet në protestë, Bardhi: Policia po dhunon protestuesit, nuk po kursejnë as gazetarët

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho tha gjithashtu se punonjësit e policisë po dhunojnë edhe të moshuar dhe gra. 

23 Dhjetor 2024, 18:28 Nga r.ll
Tensionet në protestë, Bardhi: Policia po dhunon protestuesit, nuk po
protesta

TIRANË- Protesta në pikën e sheshit Willson po shoqërohet me përplasje dhe tensione mes policisë dhe protestuesve. Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se punonjësit e policisë po dhunojnë qytetarët. Ai tha se nuk kanë kursyer edhe punonjësit e mediave. 

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho tha gjithashtu se punonjësit e policisë po dhunojnë edhe të moshuar dhe gra. 

Bardhi: Policia dhunon protestuesit. Cënon protestuesit. I bej thirrje punonjësve të policisë të mos i bashkohen skenarit për mbytjen e zërit të qytetarëve. I bej thirrjes drejtuesit të policisë së shteti dhe ministrit të ndalë skenarin për mbytjen e qytetarëve. 

Xhixho: Nuk mund të dhunohen qytetarët se përse po protestojnë. 

Bardhi: Po shtyhen dhe gazetarët. Nuk po kursejnë asnjë.

gazment bardhi erisa xhixho

Sondazh

Poll