Politike

Policia kërkon të mos bllokohen rrugët, Bardhi: Eshtë detyra juaj që të siguroni që protesta të zhvillohet dhe qarkullimi të devijohet

Konkretisht janë bllokuar kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

23 Dhjetor 2024, 16:54 Nga r.ll

Policia kërkon të mos bllokohen rrugët, Bardhi: Eshtë detyra

TIRANË- Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë qarkullimin e rrugëve. Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se është e drejta e tyre të protestojnë, ndërsa tha po ashtu se është detyrim i policisë që të sigurojë të drejtat e dy palëve.

"Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun", tha Bardhi. 

Protesta e sotme shënon dhe herën e parë, pas gati një viti të pjesëmarrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, mes mbështetësve në tubime. Opozita do të bllokojë sërish sot rrugët e Tiranës për rreth 3 orë. Konkretisht janë bllokuar kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës. Ndërkohë lidhur me protestën, policia ka angazhuar në terren rreth 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen. Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

protesta e opozitës 23 dhjetor 2024 gazment bardhi

Sondazh

Poll