Politike

Vokshi: SPAK heshti për 4 vjet, Komisioni Hetimor zbardh për 5 muaj aferën korruptive të ‘Sterilizimit’! Grupi i strukturuar kriminal falsifikoi dokumente me bekim të Ramës

Më tej, Vokshi ka deklaruar se opozita ka arritur të zbardhë skemat kriminale edhe pse është penguar nga mazhoranca.

23 Dhjetor 2024, 14:50 Nga ZH.LL
Vokshi: SPAK heshti për 4 vjet, Komisioni Hetimor zbardh për 5 muaj
Albana Vokshi

TIRANË- Dputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denonuar SPAK për mënyrën se si ka hetuar për 4 vite rresht aferën korruptive të sterilizimit. Përmes një deklarate për mediat, Vokshi thekson se SPAK ka tentuar të mbulojë faktet flagrante që bënin fajtor Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, Ministrin e Financave dhe vetë Edi Ramën.

Më tej, Vokshi ka deklaruar se opozita ka arritur të zbardhë skemat kriminale edhe pse është penguar nga mazhoranca. Vokshi shton se komisioni hetimor bëri atë që SPAK se ka bërë për më shumë se 4 vjet, duke zbuluar lidhjet korruptive dhe abuzimet me kontratën e koncesionit.

Më tej vetëm pak orë para protestës së opozitës në orën 17:00, Vokshi fton qytetarët të bashkon në marshim për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor cilësor.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI

Të nderuar qytetarë,

Struktura e Posaçme hetoi per 4 vite rresht aferën korruptive të sterilizimit, dhe tentoi të mbulonte faktet flagrante që bënin fajtor Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, Ministrin e Financave dhe vetë Edi Ramën.

Për këtë aferë Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor. Edhe pse u bllokua në mënyrë të vazhdueshme nga Mazhoranca, edhe nëpërmjet nënkryetarit të emëruar, një personi nën akuzë për abuzim shpërdorim detyre, Plarent Ndreca, opozita arriti të zbardhte një skemë të mirfilltë kriminale në vjedhjen e parave publike. Atë që ne bëmë për 4 – 5 muaj, nuk e bëri dor SPAK për më shumë se 4 vjet.

Komisioni hetimor faktoi sesi Ilir Beqaj ne bashkëpunim me Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Umbro Stachini kishin falsifikuar dokumentacionin për të përfituar këtë kontratë koncensionare. E gjitha kjo me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor, bëri atë që SPAK nuk e bëri në hetimin e tij, ndoqi paratë dhe zbuloi një rrjet të tërë kompanish të ngritura nga këta individë, kompani të cilat kanë zhdukur jo pak por rreth 50.000.000 euro.

Komisioni hetimor ka zbuluar dhe lidhjen korruptive të Klodian Rrjepaj me kompaninë Alba Light, lidhje e cila është fshehur nga SPAK.

Komisioni hetimor ka zbuluar dhe faktuar kompanitë e krijuara nga Ilir Rapaj, në emrin e tij, të afërmve e miqve të tij, dhe si kanë lëvizur dhe ku kanë shkuar dhjetëra milionë EURO.

Sot GJKKO pas zbardhjes së kësaj skeme nga ky Komision ka vendosur të rëndojë akuzat për këta shtetas duke i quajtur tashme NJË GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL.

GJKKO ka kërkuar dhe hetimin e shtetasit Italian Umbro Stachini i cili, së bashku me Elisabeta Anzanelo, REFUZUAN disa herë të paraqiteshin për të dëshmuar para Komisionit hetimor.

Partia Demokratike, dhe unë personalisht, në ditët në vijim do të publikojmë raportin e plote të deputetëve të opozitës në Komisionin Hetimor, do të depozitojmë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara nga kjo organizatë kriminale, dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali.

Pas 12 viteve në pushtet të Rilindjes dhe parullës “Shëndetësi falas”, sot Shqiptarët jo vetëm po vidhen, por dhe po vriten në dyert e spitaleve nga mungesa e shërbimit dhe e ilaceve.

Ndaj sot është dita që të gjithë të protestojmë, edhe për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor cilësor.

Sot në orën 17.00 në Marshimin në Tiranë

Për një jetë dinjitoze për cdo shqiptar!

Për të rikthyer liritë dhe të drejtat!

albana vokshi spak

Sondazh

Poll