Aktualitet

Del fotoja e Gëzim Saraçit, ky është atentatori i Fatos Tushes, policia: 1 mln lekë për këdo që jep informacion

31 Dhjetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
Del fotoja e Gëzim Saraçit, ky është atentatori i Fatos

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Gëzim Saraçi, autori i atentatit ku mbeti i plagosur kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu. Sipas njoftimitr zyrtar, Sarçi dyshohet se fshihet në qarkun e Beratit, ku mund të ketë shkuar menjëherë pas ngjarjes.

Gjjithashtu policia kërkon ndihmë nga qytetarët që mund ta kenë parë autorin e atentit dhe bën me dije se ofron shpërblim 1 milion lekë të reja, për këdon që jep informacion. 

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Bashkinë e Lushnjës, ku shtetasi Gëzim Saraçi, 50 vjeç, hodhi në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë një granatë dore dhe për pasojë u plagosën jashtë rrezikut për jetën Kryetari i Bashkisë F. T. dhe sekretarja e Bashkisë shtetasja E. Q., ju informojmë se forcat speciale Renea, FNSH-ja e Fierit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe të DVP Fier vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje. Autori i kësaj ngjarjeje ka mundur të largohet menjëherë pas ngjarjes dhe dyshohet se është fshehur në territorin e qarkut Berat.

Me qëllim kapjen sa më shpejt të tij, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe vë në dispozicion 1 milionë lekë të rinj për çdo informacion të saktë që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit. Për çdo informacion sado të vlefshëm, qytetarët të telefonojnë në numrin unik 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, si dhe në numrin e celularit 069 41 07 337, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të strukturave të Policisë për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorin e kësaj ngjarjeje.

Tushe u palgobashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliun, pas një atentatime granatë në zyrën e Bashkisë. Ish-shoferi, Gëzim Saraç, pas sherreve që ka pasur me Tushen u fut në zyrë dhe hodhi një granatë duke i plagosur të dy. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat kryebashkiakut të lushnjes erisa qalliaj fatos tushe gezim saraci atentat kryebashkiakut të lushnjes erisa qalliaj fatos tushe gezim saraci

Sondazh

Poll