Politike

Buxheti 2025/ Berisha: Nga 8.2 miliardë, ndanë 16 milionë euro për 780 mijë shqiptarë, a ka tallje më të madhe, a ka cinizëm më të madh

Berisha bëri një krahsim me situatën në Kosovë, ku pensionet janë premtuar të rriten më 20%, ndërsa thekson se në vendin tonë pensionistët janë lënë në harresë.

20 Dhjetor 2024, 18:16 Nga ZH.LL
Buxheti 2025/ Berisha: Nga 8.2 miliardë, ndanë 16 milionë euro
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te buxheti 2025, të cilin e konsideron tallja më e madhe me pensionistët. Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, Berisha theksoi sërish së pensionet në Shqipëri janë të prapambetura në krahasim me vende të tjera të Rajonit apo Europës.

Berisha bëri një krahsim me situatën në Kosovë, ku pensionet janë premtuar të rriten më 20%, ndërsa thekson se në vendin tonë pensionistët janë lënë në harresë. Kreu i opoitës tha se po bëhet padrejtësi ndaj pensionistëve, teksa duke iu referuar buxhetit 2025 si më të madhin në histori, Berisha tha se për pensionistët u ndanë vetëm 16 milionë nga 8.2 miliardë.

"Cila është përgjigja jonë, në çfarë konsiston? Ne do përmbysim modelin e derisotëm të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare të buxhetit. Dhe kjo përmbysje nënkupton që, pjesa dërrmuese e tij duhet t’ju rikthehet qytetarëve me urgjencë.

Midis këtyre qytetarëve që duhet t’ju rikthehet, janë pensionistët të parët. Pse pensionistët? Sepse ata me pensionet që marrin, janë absolutisht qëniet më të keqtrajtuara në Europe, dhe ndër më të keqtrajtuarit në botë.

Pensionet në Shqipëri, nga viti 2013 gjer sot, në rast se i ballafaqojmë me rritjen e çmimeve janë të paktën 30% më të ulëta se sa në vitin 2013. Buka sot, është dyfishi. Qumështi, veza, të gjitha produktet bazë janë dyfishi, ose 60, 80% më të shtrenjta se sa ishin në vitin 2013.

Sot, ka ardhur një kohë e egër, ku me pensionisti me 160 mijë lekë në xhep, të vjetra, apo edhe më pak, shkon në dyqan, sheh çmimet, i ka më të shtrenjta se në Itali, i ka më të shtrenjta se në Greqi, i ka më të shtrenjta se në Gjermani. Po flas për ushqimet bazë, dhe ky është një realitet i pamohueshëm.

Pra, në rast se çmimet janë sot në tregun shqiptar, 10 gjer 250% më shrenjtë se sa mesatarja e çmimeve në BE. Pensionet e qytetarëve shqiptarë janë pakrahasimisht më të ulëta se të atyre. Pensioni mesatar i një qytetari shqiptar është 160 mijë lekë. Pensioni mesatar i një malazezi është 450 mijë lekë. Absolutisht, pensioni mesatar i një maqedonasi është 280% më i lartë se Shqipëri.

Pensioni mesatar në Serbi është 350% më i ltartë se në Shqipëri. Pensioni mesatar në Kosovë ishte 190 mijë, kryeministri i Kosovës me një vendim para dy muajsh, u tha qytetarëve: unë do ua rris 20% pensionin. Dhe mori nga buxheti i shtetit 100 milionë euro, i kaloi te fondi i pensioneve, i cili për Kosovën ishte 500 milionë euro. Dhe vërtet, çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë se sa mierrte para atij vendimi.

Kurse këtu, çfarë ndodh këtu? U premtua në dhjetor të vitit të kaluar, u votua në parlament. Votimi në parlament është ligj, ta dini ju. U votua buxheti. Por buxheti është ligj, ligji i shtetit. U votua që pensionistëve në mars do t’u indeksohet me 4% rritja e çmimeve.

Nuk iu dha asnjë lekë, u shkel ligji. Ndaj kujt? Ndaj atyre që numërojnë kafshatën, dhe gjer në tetor nuk iu dha një qindarkë. Dhe këto lekë nga marsi gjer në tetor, doli zotëria tha: do ua jap bonus para vitit të ri.

Ato që i vodhi, apo luajti bixhoz, çfarë bëri me to, kush e merr vesh, dhe tani u kujtua t’i kthejë në shkelje flagrante të ligjit.

Erdhi buxheti i dytë i 2025. E njoftoi se, ky buxhet është më i madhi në histori. 8.2 miliardë. Sa la për pensionistët thoni ju? 16 milionë.

A ka tallje më të madhe, a ka cinizëm më të madh. A nuk është ky një shumëzim me zero i 780 mijë shqiptarëve. Në 8.2 miliardë, ndan 16 milionë.

Sot, i fali Gjikurisë 20 milionë, që ta dini ju, me ligj parlamenti. Ai ligji që thanë për gjobat, po ia falim fshatarëve. Nuk kishte punë me fshatarët fare. Ai kishte punë me Gjikurinë, Qefalinë dhe njerëz të tjerë të qeverisë. Së bashku, me atë ligj kanë falur sot 70 milionë euro. Se i kanë ndërtuar resortet, agroresortet pa leje fare, tani ua heq gjobën që i ka vënë dhe ua jep legalizimin.

780 mijë pensionistëve u la gjithësej për vitin 2025, 16 milionë euro. Nuk ka vend që e bën këtë kurrë, kurrë.

Në vitin 2013, të dashur miq, ne arritëm të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon dhe kjo ishte, të themi si të doni, por ishte një arritje për ne që vinim më të varfërit e rajonit prej shumë e shumë kohësh, të dilje në krye ishte një frymëmarrje e vërtetë, ishte një arritje e vërtetë. Po ku jemi tani. Tani jemi në gropë dhe më thellë, honet e varfërisë." tha Berisha.

sali berisha buxheti 2025

Sondazh

Poll