Politike

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes qeverive Kosovë-Shqipëri, Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Kurti thotë se kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar.

20 Dhjetor 2024, 18:08 Nga M.B
Nënshkrimi i marrëveshjeve mes qeverive Kosovë-Shqipëri,
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti, kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi sot pas seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri. Lidhur me këtë, Kurti ka postuar disa imazhe dhe një mesazh në rrjetet sociale. Ai thotë se kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar. Ai shton se, kësaj radhe dëshmuan institucionalisht traditën e mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Postimi:

Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar, kësaj radhe duke e dëshmuar institucionalisht traditën tonë të mirënjohur të mikpritjes edhe në organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive ndërkombëtare.

Sot në kryeministri, pas seancës së përbashkët ndërmjet dy kuvendeve tona, me Kryeministrin Rama nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll