Politike

“Na bëjnë karshíllëk”, Rama jep mesazhin për të FORTËT: Do tundim themelet e krímit, na keni nxirë faqen (VD)

30 Dhjetor 2019, 17:09 Nga DOSJA
“Na bëjnë karshíllëk”, Rama jep mesazhin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë për botën e krímit, anëtarët e të cilës është shprehur se do të tunden nga themelet me nisjen e vitit të ri. Në një video-mesazh në rrjetin social Facebook, teksa kryeministri uroi të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit, u shpreh se tërmeti i shtetit do të bjerë në themelet e botës së krímit, që sipas tij i kanë nxírë faqen Shqipërisë.

Më tej kryeministri numëroi të gjitha projektet që kanë pikënisjen me ardhjen e vitit të Ri.

Me të nisur viti i ri, tërmeti i shtetit do të bjerë në themelet e botës së krímit që i bëjnë karshíllëk komunitetit, shoqërisë dhe këtij vendi, i cili nuk e meriton njollën e pisllëkut të tyre në sytë e botës. Kush ka kryer krime duhet të provojë pastërtinë e burimeve të pasurisë ose duhet ta humbasë pasurinë. Viti 2020, duhet të shënohet si viti i fillimit të një historie të re shqiptare, në administrimin e në zhvillimin e bregdetit të mrekullueshëm të Shqipërisë.

Zaptimi i plazheve dhe pamundësia e njerëzve të këtij vendi për të zgjedhur, sipas dëshirës e mundësisë së tyre, nëse duan të shkojnë në një plazh publik apo në një plazh me pagesë, duhet të marrin fund. Po kjo është vetëm A-ja, sepse me radhë, duhet të ndalohet çdo lloj ndërtimi i mëtejshëm pa plan, pa kuptim, pa cilësi e pa asnjë përputhje me ambicien e Shqipërisë turistike. Shqipëria ka nevojë për projekte dhe investime që e kthejnë potencialin e vijës sonë bregdetare, në një burim fuqie ekonomike transformuese dhe krenarie kombëtare.

Viti 2020 duhet të shënohet si viti i nisjes së investimeve të huaja serioze në vijën bregdetare dhe i investimeve vendase të cilësisë së parë, duke krijuar kapacitete pritëse për turizmin e shtrenjtë; që sjell më shumë të ardhura, dhe krijon më shumë vende të reja pune të paguara më mirë. Viti 2020 duhet të shënohet si viti i zgjidhjes përfundimtare të problemit të pronës për dhjetëra mijëra familje në fshat që janë kthyer në kufijtë e vjetër pa asnjë konflikt me fqinjët rreth tyre. Kanë 30 vjet që presin në tokën e stërgjyshërve dhe as e shesin dot, as aplikojnë dot për financime nga shteti ose nga institucionet financiare, sepse nuk e gëzojnë dot ligjërisht, pasi e kanë të pamundur ta regjistrojnë. Boll!”- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin e fundit për vitin 2019. Teka uroi të gjithë shqiptarët për festat e fundvitit, Rama u ndal në lpikat kyçe dhe theksoi se cilat do të jenë prioreitetet e qeverisë për vitin 2020. kryeministri tha se gjysma e vitit 202 do ‘ti gjejë të gjithë banorët e prekur nga tërmeti në shtëpi të reja. Ai shtoi se nisja e ligjit Anti KÇK do të vijë fuqishëm dhe sqaroi komentet për Mini-Shengenin rajonal.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama video mesazhi i fundit i rames edi rama video mesazhi i fundit i rames

Sondazh

Poll