Politike

"Ramën e kanë sjellë bandat në pushtet për të luftuar opozitën e Berishën", Kalaja: Do jemi këtu deri në arrestimin e Erion Veliajt

Gjatë fjalës së saj, Kalaja u shpreh se kryeministrin Edi Rama e kanë vendosur bandat në pushtet për të luftuar opozitën dhe Berishën.

20 Dhjetor 2024, 12:46 Nga N.F
"Ramën e kanë sjellë bandat në pushtet për
Kalaja

TIRANË-Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka mbajtur fjalën e tij në protestën e sotme të organizuar para bashkisë. Gjatë fjalës së saj, Kalaja u shpreh se kryeministrin Edi Rama e kanë vendosur bandat në pushtet për të luftuar opozitën dhe Berishën.

Ajo hodhi akuza ndaj Veliajt dhe gruas së tij Ajola Xoxa. Kalaja u shpreh se ata po pasurohen përmes konsulencave artistike. Kalaja u shpreh se ku ishin ata kur artistët u nxorën me dhunë dhe pranga në duar teksa mbronin Teatrin Kombëtar.

"Këtij antishqiptari që bandat shqiptare e kanë vënë për të luftar Berishën e opozitën.  Edhe dy nga ata që sapo marrin pushtetin bëhen shumë të zotë në konsulencë që fyen çdo agjenci imobilare, ajo që quhet grua ligjore është gruaja e Sorosit. Ato 5 mijë m2 do ta kthejë si çeço Linda Bushati, Rama, Soros, ka shumë mbiemra ajo si Irena Gjika. Kam një zgjidhje për sondat, Rama ka paranojën që mund ta helmojnë. Ndaj s’ka besim te UKT e Veliajt, e po hap pus, ruaju Evdin nga uji… ne do të vijmë në Surrel, se toka është e Shqipërisë. Na u bënë të gjithë artistë, duhet të shkosh të paguash te Ajola, nëse do të bëhesh artist. Të gjithë këto i kanë mamatë e vjehrrat të zgjuara, vetëm ne s’kemi.

Ku ishin këta qelbësira, kur i nxorën artistët me pranga në duar e dhunë se po mbronin Teatrin Kombëtar. Jo vetëm s’keni fytyrë e moral të përballeni me njerëzit, por duhet të ulni kokën që vijoni të mbroni një hajdut e kriminel. Urioj që pas 20 janarit, Ambasada Amerikane të marrë emrin që kishte, se u kthye në një kioskë të Soros që sulmonte Soros, këdo që ngrinte zërin për të drejtat e Tiranës, Shqipërinë.

Erdhi nëj Kasanof, s’vjen dot në Shqipëri të na tregosh se sa i mirë është Rama, sa të mira janë reformat. Të ka mbaruar ora më 5 nëntor. Reforma në drejtësi do të shkojë në interesin shqiptar dhe të Shqipërisë.  Shkëlqimi i yllit, Sorosit dhe Aleksit, për fatet e Shqipërisë vendosim ne me çdo cmim. Ju harruat se ne përballëm çdo gjë. Ne ia arritëm të fitojmë, triumfojmë mbi atë kioskën e Soros. Keni parë të reagojnë për fitoren e Trump? Tani mbyllni gojën, mblidhni plaçkat e zhdukuni nga vendi jonë. Më 20 janar do të ndryshojë fati i PD dhe Shqipërisë, do jemi këtu deri në arrestimin e Erion Veliajt. Më 23 dhjetor do bllokojmë Tiranën, për t’ia kthyer Tiranën qytetarëve të saj," tha Kalaja.

kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll