20 Dhjetor 2024, 10:08
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kërkesa e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt dhe vëllait të këtij të fundit për heqjen e sekuestros së disa pajisjeve dhe dokumentave të marra nga SPAK, do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Posaçme.
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 10:00 dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri. Ndërkohë, një tjetër kërkesë është paraqitur në Apelin e GJKKO-së nga avokatët mbrojtës të tyre. Të dy avokatët pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedural për mungesë shkaku të ligjshëm. Gjyqtarja që do të shyrtojë ankimimin do të jetë Ilirjana Olldashi, ndërsa ende nuk ka një datë për seancën.
Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.
Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.
spak erion veliaj gjkko
Politike
20 Dhjetor 2024, 07:34
r.ll
foto ilustruese
PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë...
Politike
20 Dhjetor 2024, 07:37
N.F
Hashim Thaçi
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si paso...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:52
M.B
Artan Grubi
SHKUP- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të ...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga skenari që ka përgatitur opozita për protest&eu...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:20
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka rrëfyer se si i ka përjetuar 333 ditët e tij në arrest shtëpiak. I ftuar në...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se te administrata e ardhshme e Presidentit të zgjed...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:17
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se ka një betejë të ashpër mes kryeministrit...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:04
ZH.LL
Baci
TIRANË- Deputeti demokrat, Luan Baçi e ka quajtur fajtorin kryesor deputetin Shehaj në lidhje me incidentin e sotëm në Kuve...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti sot se SPAK është një organizatë kriminale. ...
Politike
19 Dhjetor 2024, 22:05
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar një tjet&...