Sport

Armand Duka flet për trajnerin e ri të kombëtares: I kam bërë ofertëe Besnik Hasit, Ilir Daja një munëdësi e artë

30 Dhjetor 2019, 08:42 Nga DOSJA
Armand Duka flet për trajnerin e ri të kombëtares: I kam

TIRANË- Gianni de Biasi, Cristian Panucci e në fund Edy Reja, këta janë tre emrat e trajnëreve të kombërtares shqiptare që kanë drejtuar  kuqezinjtë vitet e fundit. Por të gjishtë shprehen se ka ardhur koha që në krye të stolit të jetë një trajner shqiptar, e mos të vijohet të eksperimentohet me të huaj.

Edhe për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trjaneri i ardhshëm duhet të jetë shqiptarë, por ende nuk ka një emër të qartë.  Duka i ftuar në “Ora Sport” në RTV Ora ka treguar se një mundësi është Ilir Daja dhe se se i kishte ofruar stolin Besnik Hasit që pa ardhur De Biasi.

Para se të vinte De Biasi ne pothuajse ja kemi ofruar ekipin kombëtar, Besnik Hasit. Madje ishim në përfundim të marrëveshjes, por në atë kohë, Anderlecht i ofroi stolin e ekipit të parë dhe preferoi të qëndrojë në Anderlecht. Ky është një argument për të thënë se ne kemi menduar për trajner shqiptar. Kam menduar edhe për emra të tjerë, madje kam edhe diskutuar por megjithatë kemi vendosur për këto emra. Nuk mund të them se nuk do të ketë një trajner shqiptar në ekipin kombëtar. Pa përmendur emra ka trajner të mirë shqiptar që punojnë shumë mirë. Ka nga ata që punojnë, lexojnë, studiojnë, janë zhvilluar. Ka nga ata që janë ekspert që nuk lexojnë asgjë dhe koha i lë mbrapa si në çdo ambient dhe në komunitet tjetër. Jo vetëm, Ilir Daja por edhe shumë emra të tjerë mund të jenë të aftë të drejtojnë ekipin kombëtar.” tha Duka. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka besnik hasi ilir daja trajenri i kombetares armand duka besnik hasi ilir daja trajenri i kombetares

Sondazh

Poll