19 Dhjetor 2024, 12:27
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kosova i ka 1.586.659 banorë të regjistruar, sipas raportit përfundimtar të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë për vitin 2024. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha në një konferencë për media në Prishtinë se ASK-ja e ka bërë vlerësimin për komunat me shumicë serbe në veri të vendit, ku kryesisht u bojkotua procesi.
Ai tha se ASK-ja vlerëson se Kosova ka një popullsi të përgjithshme rezidente prej 1.602.515. Sipas të dhënave zyrtare nga regjistrimi i kaluar i popullsisë i realizuar më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë ishte rreth 1.7 milion. Procesi edhe në ate kohë ishte bojkotuar në masë të madhe nga serbët.
Censusi i vitit 2024 tregon se struktura etnike në Kosovë mbetet pothuajse e njëjtë si në vitin 2011, me shqiptarët që përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë dhe pakicat që ruajnë praninë e konsiderueshme, tha ASK-ja. Shumica dërrmuese e banorëve janë deklaruar se i përkasin besimit islam, ndërsa komunitetet ortodokse dhe katolike përfaqësojnë grupet më të mëdha të minoriteteve fetare, sipas ASK-së.
Sipas të dhënave, 11.417 njerëz u vranë, 1.047 u zhdukën, 6.682 u plagosën dhe 3.312 u burgosën ne periudhën shkurt 1998 – qershor 1999. Ndërkohë, 154.272 ekonomi familjare kanë pësuar dëme në pronë gjatë luftës. Vlera e dëmeve vetëm në ekonomi familjare, përjashtuar institucionet publike vlerësohet të jetë mbi 5 miliardë euro, sipas censusit.
Periudha e luftës përkufizohet prej 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999, thuhet në raportin e ASK-së. Kastrati tha se ASK-ja vlerëson se për dëmet në njerëz dhe në pronë gjatë luftës ka nënraportim, “sepse jo të gjithë njerëzit që ishin në lutën e viteve 1998-99 kanë qenë prezentë në censusin e vitit 2024”.
Sipas raportit përfundimtar, mosha mesatare e popullsisë në Kosovë tani është 34.84 vjeçe, krahasuar me 29.97 vjeçe në vitin 2011. Të dhënat tregojnë se 92.8 për qind e banorëve në Kosovë kanë në pronësi banesat e tyre, ndërsa rreth 5.3 për qind jetojnë me qira.
Raporti ka gjetur një ulje prej 26.6 për qind në madhësinë e ekonomisë familjare në vitin 2024 krahasuar me regjistrimin e fundit të vitit 2011. Tani në Kosovë numri mesatar i personave në ekonomi familjare është 4.33 për qind, krahasuar me 5.90 për qind në vitin 2011.
Në këto të dhënat nuk përfshihet numri i pjesëtarëve të diasporës, pasi procesi i regjistrimit të tyre ende po vazhdon. Aktualisht, sipas ASK-së, në diasporë janë regjistruar rreth 550.000 persona. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u zhvillua në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj./REL
kosove ask
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mandarinat e eksportuara nga Shqipëria, kanë rezultuar me përmbajtje të pesticideve të rrezikshm...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:32
N.F
Droga
TIRANË- Dy grupe kriminale të trafikut të drogës janë goditur në 24 orët e fundit në Tiranë. Policia b&e...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:17
N.F
Edmond Perbasha
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 26 personave në Greqi, p&...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur që në orën 10:00 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura ku po shqyrt...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:01
N.F
Sendet e sekuestruara
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy punonjës poli...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 10:10
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet ...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 10:01
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardh...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:43
r.ll
makina e hajrulles
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u plagosën K...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:51
N.F
Arrestimi
SHKODËR- Një 36-vjeçar është vënë në pranga. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ishte i...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:19
r.ll
nolfe, simaku
TIRANË- Artistja Parashqevi Simaku ka komunikuar pas disa vitesh mbrëmjen e djeshme me djalin e saj. Biznesmeni shqiptaro-amerikan,...