19 Dhjetor 2024, 11:32
Nga N.F
Droga
TIRANË- Dy grupe kriminale të trafikut të drogës janë goditur në 24 orët e fundit në Tiranë. Policia bën me dije se nga operacioni antidrogë janë arrestuar 3 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Mësohet se dy grupet trafikonin kanabis nga SHBA dhe nga Tajlanda në Shqipëri nëpërmjet shërbimit postar.
Policia ka sekuestruar 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i plotë:
DVP Tiranë/Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Goditen 2 grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike cannabis sativa nga SHBA dhe nga Tajlanda, në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.
Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtyre 2 grupeve. Sekuestrohen 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan.
Sekuestrohet edhe një sasi kokaine që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në DPPSH, Drejtorinë e Hetimit Doganor, Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i veprimeve të kryera me metoda proaktive në kuadër të dy procedimeve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kanë finalizuar 2 operacione për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 1” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 34 vjeç, banues në Elbasan, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e shtetasit E. D., shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.
-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 2” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. L., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. L., 18 vjeç dhe E. L., 18 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.7 kg cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
arrestohen 3 persona ne tirane droge nga hba-ja dhe tajlanda
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:17
N.F
Edmond Perbasha
GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore që çoi në arrestimin e 26 personave në Greqi, p&...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:08
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur që në orën 10:00 seancën gjyqësore me dyer të mbyllura ku po shqyrt...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 11:01
N.F
Sendet e sekuestruara
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy punonjës poli...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 10:10
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet ...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 10:01
N.F
Arrestimi
TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardh...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:43
r.ll
makina e hajrulles
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u plagosën K...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:51
N.F
Arrestimi
SHKODËR- Një 36-vjeçar është vënë në pranga. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ishte i...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:19
r.ll
nolfe, simaku
TIRANË- Artistja Parashqevi Simaku ka komunikuar pas disa vitesh mbrëmjen e djeshme me djalin e saj. Biznesmeni shqiptaro-amerikan,...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 09:08
r.ll
robert nolfe, parashqevi simaku
TIRANË- Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, i ka dërguar një letër Elton Ilirjani...
Aktualitet
19 Dhjetor 2024, 07:49
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Kevin Hajrulla dhe Armand Spahiu kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, nga një...