Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër, pritet ekstradimi në Spanjë

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. 

19 Dhjetor 2024, 09:51 Nga N.F
Në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në
Arrestimi

SHKODËR- Një 36-vjeçar është vënë në pranga. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Më tej bëhet me dije se 36-vjeçari lokalizua në Shkodër dhe më pas u zhvillua operacioni për arrestimin e tij. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.  Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 21”. I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. S., 36 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasit S. S..

arrestohet 36-vjeçari ne tirane ekstradim ne spanje droge

Sondazh

Poll