Aktualitet

Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Sarandë dhe Delvinë, arrestohen 11 persona (EMRAT)

Të arrestuarit janë vëllërit Mili dhe Evini Hamzaj, Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi.

19 Dhjetor 2024, 10:10 Nga N.F
Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në
Foto ilustruese

VLORË- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Sarandë dhe Delvinë. Mësohet se nga ky operacion është goditur një  grupi kriminal i shpërndarjes së drogës kryesisht në Sarandë dhe Delvinë. 

Më tej bëhet me dije se nga ky operacion janë ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi. Të arrestuarit janë vëllërit Mili dhe Evini Hamzaj, Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi. Gjithashtu në pranga janë vendosur edhe vëllezërit Fatjon dhe Osmën Abazi, Xhulian dhe Stelio Meçani. Ndësa gjatë operacionit u arrestuar në flagrancë edhe Algert Caushi.

Njoftimi:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi konkretisht shtetaseve: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit dhe shtetasi Algert Caushi.

shperndarje droge 11 arrestime ne vlore

Sondazh

Poll