Aktualitet

Shkaktim aksidenti nën efektin e alkoolit dhe thyrje e urdhrit të mbrojtjes, AMP arreston 2 punonjës policie

I arrestuari është me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë. Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

19 Dhjetor 2024, 11:01 Nga N.F
Shkaktim aksidenti nën efektin e alkoolit dhe thyrje e urdhrit të
Sendet e sekuestruara

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy punonjës policie. Mësohet se i arrestuari i parë është inspektori me inicialet L.T i cili u vendos në pranga pasi shkaktoi një aksident nën efektin e alkoolit. I arrestuari është me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë. Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i dytë i policisë i vënë në pranga është inspektori me inicialet J. R. me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës. Mësohet se ai është vënë në pranga pasi ka shkelur urdhin e mbrojtjes ndërsa i ka vjedhur ish-bashkëshortes një një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh. Nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga. 

Njoftimi i plotë i MP-së:

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie. Agjencia e Mbikëqyrjes policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor L.T., me detyrë Paturllë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mirditë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit në “Rugën e Kombit” është përplasur me një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkolit rezultoi pozitiv. Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Gjirokastrës, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja”, “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ish- bashkëshortja ka denoncuar punonjësin e policisë për shkelje të urdhërit të mbrojtjes, duke i vajtur në banesë dhe gjithashtu i ka marrë një valixhe ku ndodheshin një sasi prej 5 milionë lekësh. Pas marrjes së kallëzimit, u kryen veprimet hetimore dhe nga kontrolli në banesën e shtetasit SH. A. (kunati i punonjësit të policisë J. R.) u gjend valixhja dhe një portofol me shumën prej 8 000 Euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vazhdim të veprimeve nga kontrolli i banesës së tij në qytetin e Gjirokastrës, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 287 fishekësh pistolete të tipit TT, një dorezë metalike, një krehër me 7 fishekë dhe 1 palë pranga. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

amp arrestohen dy police

Sondazh

Poll