Aktualitet

Përndiqte dhe kërcënonte me thikë gjimnazistët në Krrabë, vihet në pranga 42-vjeçari

Në njoftim theksohet se policia kishte marrë një denoncim se i arrestuari po kanoste nxënësit nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë.

19 Dhjetor 2024, 10:01 Nga N.F
Përndiqte dhe kërcënonte me thikë gjimnazistët në
Arrestimi

TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 42-vjeçari përndiqte dhe kërcënonte me thikë gjimnazistët në Krrabë. Policia bën me dije se të arrestuarit i është sekuestruar thika të cilën e përdorete gjatë kanosjes. 

Në njoftim theksohet se policia kishte marrë një denoncim se i arrestuari po kanoste nxënësit nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë. Ata kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë.

Njoftimi i plotë:

Farkë, Tiranë/ Kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Krrabë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë), me të cilin ky shtetas kanoste disa nxënës të kësaj shkolle.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kanoste me mjet prerës dhe përndiqte disa nxënës të shkollës në Krrabë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në afërsi të shkollës, e shtetasit A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet mjeti prerës (thikë), me të cilin kërcënonte disa nxënës të kësaj shkolle.

Ky shtetas, me anë të mjetit prerës (thikë), rrugës për në shkollë, kanoste dhe përndiqte disa nxënës nga klasa e 9-të deri në klasën e 12-të të shkollës në Krrabë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.

arrestohet 42-vjeçari ne krrabe

Sondazh

Poll