Sport

Finalja e Boterorit të ‘94 do të riluhet, Brazil-Itali do të përballen dhe njëherë me legjendat

30 Dhjetor 2019, 08:18 Nga DOSJA
Finalja e Boterorit të ‘94 do të riluhet, Brazil-Itali do

BRAZIL- Në 6 janar të vitit 2019, ndeshja mes Brazilir dhe Italisë do të riluhet. Ky është vendimi i marrë nga dy federatat, për të kujtuar edhe njëherë ndeshjen dramatike të vitit 1994, ku azzurët dolën të humbur nga pika e bardhë e penalltisë.

Por në këtë ndeshje të legjendave, Roberto Baggio nuk do të jetë, që është një një mungesë e madhe, Arrigo Sacchi do të jetë në pankinë. Federata braziliane në një reagim ka bërë me dije se në fushë ditën e ndeshjesh do të jenë Zola, Albertini, Baresi, Apolloni, Benarrivo, Berti, Costacurta, Casiraghi, Evani, Mussi, Massaro e Tassotti.

Për të kompletuar organikën e Italisë do të jenë të tjerë kampionë të kalibrit të Braglia, Vierchoëod, Schillaci, Eranio, Rossi si dhe Christian Panucci.

Takimi pritet të luhet në 9 janar në orën 21.30 lokale në stadiumin ‘Presidente Vargas’, ku emocionet do të jenë të mëdha e spektakli i garantuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport brazil-itali finalja e 1994 ndeshja e legjendave robertoi bagio brazil-itali finalja e 1994 ndeshja e legjendave robertoi bagio

Sondazh

Poll