Aktualitet

Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Në vendngjarje ishte edhe një person i tretë, nuk u kap nga plumbat, dyshohet se shënjestër e atentatit ishte Edi Lulo

Gjithashtu Protothema raporton se dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë i plagosuri, Edi Lulo. Ai ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën.

15 Dhjetor 2024, 19:41 Nga N.F
Ekzekutimi i Irakli Davellas/ Në vendngjarje ishte edhe një person i
Irakli Davella

ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella dhe plagosjen e Edi Lulos. Mediat greke raportojnë se viktima dhe i plagosuri kanë qenë të shoqëruar edhe nga një person i tretë. Më tej theksohet se personi i tretë nuk është dëmtuar dhe nuk eshtë prekur nga asnjë e shtënë. 

Gjithashtu Protothema raporton se dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë i plagosuri, Edi Lulo. Ai ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe bark dhe po lufton për jetën. I plagosuri kishte mbërritur në Greqi ditët e fundit nga Dubai, për të cilin hetuesit besojnë se ka luajtur rol në pritën vrasëse. Ata vlerësojnë se ndoshta mbërritja e tij në Greqi ka ndodhur për një arsye specifike dhe ka mobilizuar një grup rival, i cili ka dashur ta vrasë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.

Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. 

vrasja e irakli davellas ne athine

Sondazh

Poll