Aktualitet

Shiu i dendur në Bulqizë, përmbytet rruga që lidh dy lagjet e qytetit, vështirësohet qarkullimi i makinave dhe këmbësorëve

Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë për të kaluar këmbësorët nga njëra anë në tjetrën për shkak të nivelit të lartë të ujit që kishte mbushur rrugën dhe trotuaret.

15 Dhjetor 2024, 11:43 Nga r.ll
Shiu i dendur në Bulqizë, përmbytet rruga që lidh dy lagjet
pamje nga zona e permbytur

BULQIZË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiu dy ditët e fundit kanë përfshirë gjithë vendin. Në Bulqizë shiu ka sjellë probleme edhe me qarkullimin. 

Pjesa e një rruge që lidh dy lagjet e këtij qyteti është  përmbytur nga uji duke shkaktuar probleme në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, duke qenë se në atë zonë ndodhet edhe terminali i mjeteve të transportit publik ndërqytetas.

Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë për të kaluar këmbësorët nga njëra anë në tjetrën për shkak të nivelit të lartë të ujit që kishte mbushur rrugën dhe trotuaret. Vetë qytetarët shprehen se kjo situatë është e përsëritur pasi kanalet ujëmbledhëse që nga Qafa e Buallit nuk funksionojnë siç duhet

moti i keq ne bulqize

Sondazh

Poll