Sport

Danilo Pereira kritikon Luis Enrique: "Nuk mund t'i kënaqësh të gjithë..."

Portugezit nuk i pëlqeu qëndrimi i spanjolit ndaj largimit të tij nga PSG, duke zbuluar se trajneri as që erdhi të fliste me të për këtë çështje.

14 Dhjetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Danilo Pereira kritikon Luis Enrique: "Nuk mund t'i kënaqësh

FRANCE - Danilo Pereira u largua nga PSG për në Al Ittihad verën e kaluar, por ai vetë siguroi se dëshira e tij ishte të qëndronte në Paris, diçka që nuk ndodhi për shkak të… Luis Enrique, i cili nuk llogariste për 2024/25.

Mbrojtësi kujtoi kohën kur kuptoi se nuk ishte një opsion për spanjolin në 2024/25: “Nga fundi i sezonit 2023/24 pata ndjenjën se diçka e çuditshme po ndodhte... Luís Campos më pas erdhi për të folur, të më thoshte që nuk isha më pjesë e planeve.

Zgjedhja u bë nga trajneri dhe unë nuk fola me të”,- shpjegoi ai në një intervistë për Le Parisien, duke u siguruar se e shqetësonte vetëm fakti që, nisur nga kjo situatë, klubi nuk e kishte lehtësuar largimin e tij.

Portugezi zbuloi se gjatë verës kishte palë të tjera të interesuara, si Atlético Madrid, por parizienët i vështirësuan negociatat, duke përfunduar në Arabinë Saudite, ku mbrojtësi është i lumtur.

“Nuk doja të vazhdoja në një klub, ku ata nuk më llogarisnin më. Kur më thanë: 'ti nuk llogaritesh, duhet të kërkosh një klub tjetër', nuk kishte asnjë problem. Është një situatë që ekziston në të gjitha klubet. Nga ana tjetër, ishte e vështirë kur ne po negocionim me skuadra të tjera.

Ky ishte problemi. Nuk ma kanë bërë të lehtë largimin. Kjo është ajo që më lëndoi, sepse më pëlqente shumë Parisi. Doja të vazhdoja karrierën atje”,- ka shpjeguar ai, duke thënë se klubi nuk e ka vlerësuar plotësisht atë që i ka dhënë gjatë atyre tre viteve.

“Nuk ishte e lehtë, sepse nuk prisja që klubi të më linte jashtë skuadrës. Ishte ndjenja më e dhimbshme. Nuk mendoj se e meritova këtë trajtim. Ishte shumë e vështirë. Unë u preka, sepse nuk e kuptoj pse klubi veproi kështu. Nuk lëndova askënd, doja vetëm të stërvitesha normalisht, duke kërkuar zgjidhjen më të mirë.

Jam i kënaqur me punën që kam bërë në PSG. Jam i kënaqur me njohjen që më dhanë parizienët, por nga brenda, në përgjithësi, kjo punë u nënvlerësua. Njerëzit në klub nuk e vlerësuan vërtet atë që bëra. Ndonjëherë është e rëndësishme të thuash disa fjalë”,- ka thënë Danilo, duke kritikuar drejtuesit dhe më pas Luis Enrique.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll