Politike

Meta viziton ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ të Kavajës: Shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe

30 Dhjetor 2019, 15:37 Nga DOSJA
Meta viziton ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta vizitoi sot “Shtëpinë e të Moshuarve” të Kavajës me rastin e festave të fundvitit. Kreu i shtetit i shoqëruar nga drejtori i “Shtëpisë së të Moshuarve”, Neritan Bojaziti, dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare vendore, duke u interesuar për gjendjen dhe kushtet e tyre të jetesës, iu uroi Vitin e Ri 2020 duke theksuar se:

“Kam kënaqësinë të rikthehem në ‘Shtëpinë e të Moshuarve’ në Kavajë për t’ju uruar, dhe përmes jush të gjithë prindërit, nënat dhe baballarët tanë kudo ndodhen: Gëzuar Vitin e Ri 2020!

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Nga “Shtëpia e të Moshuarve” në Kavajë u urova sot të gjithë prindërve tanë të dashur: Gëzuar Vitin e Ri 2020! Shëndet e mbarësi!Shoqëria jonë duhet të funksionojë si një familje e madhe dhe e përgjegjshme, që përkujdeset me shumë dashuri dhe dhembshuri për çdo anëtar të saj, që askush të mos ndihet i vetmuar.Për më tepër nënat dhe baballarët tanë nuk duhet të ndihen kurrë të braktisur.Të luftojmë plagët sociale që e detyrojnë rininë të largohet nga Atdheu dhe nga familja, sepse Shqipëria është një vend plot diell që mund t’u ofrojë mundësi dhe shanse të gjithëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta shtepia e te moshurave ne kavaje ilir meta shtepia e te moshurave ne kavaje

Sondazh

Poll