Politike

Rama thirrje banorëve në fshat: Afrohuni drejt qendrës, toka mbetet e juaja dhe do merrni banesa të reja (VD)

30 Dhjetor 2019, 11:33 Nga DOSJA
Rama thirrje banorëve në fshat: Afrohuni drejt qendrës, toka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Ridnërtimit, duke folur dhe për procesin e rindërtimit në fshat. Në fjalën e tij, Rama u ka bërë thirrje banorëve në fshat që të pranojnë të afrohen me njëri-tjetrin dhe të qendërzohen shtëpitë.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se  toka në fshat do të mbetet e tyre, siç ka qenë më parë dhe askush nuk duhet të ketë frikë se mund ta humbasë.

E dyta qendërzimet, është e rëndësishme që ne ti bindim banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri tjetrin, ndërsa pronën e tyre në fshat e kanë aty. Ose Thumana që është një zonë shumë kritike nga struktura urbane, me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme, duke pasur parasysh që edhe liqenin e ka afër. 

Mashtrimi administrativ duke shënuar në listë familje që nuk kanë fare nevoje apo ata që i bien shtëpisë me vare, apo gabimi njerëzor në inventarizimin…. Ne duam të ndërtojmë qendërza rurale, por nuk duam të ndërtojmë qendra fantazmë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama ka mbledhur Komitetin e Rindërtimit. Kreu i Qeverisë tha se duhet bërë një analizë e plotë e dëmeve dhe të bëhen bilancet sa më shpejt. Rama u kërkoi ministrave punën e bërë në terren, pasi shtoi se shumë shpejt do nis puna për rindërtimin. Ministrat kanë treguar shifrat dhe sipas Çuçit në janar do bëhet konferenca e donatorëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama komiteti i rindertimit mbledhja 3 e komitetit te rindertimit tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama komiteti i rindertimit mbledhja 3 e komitetit te rindertimit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll