Politike

Meta kërkoi anulimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Kushtetuesja nis shqyrtimin. Kërkesë për informacion në 5

30 Dhjetor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Meta kërkoi anulimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar,

TIRANË- Pak muaj pasi Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar kërkesën e tij për anulimin e ligjit që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim dosjen. Sipas informacioneve, mësohet se Kushtetuesja ka marrë sot në shqyrtim dosjen për të parë nëse padia është objekt për të këtë gjykatë apo jo.

Gjykata Kushtetuese i është drejtuar me një shkresë 5 institucioneve nga të cilat kërkon që deri me datë 22 janar 2020 të shprehen lidhur me argumentet e tyre për cështjen e Teatrit Kombëtar. Kërkesa i është drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Kuvendit, Qeverisë si edhe Bashkisë së Tiranës.

Kushtetuesja pritet që të japë një koment për kërkesën e presidentit pasdatës 22 Janar të 2020-tës, në një kohë kur do i vijnë dhe përgjigjet nga institucionet e tjera.

Por dhe pas datës 22 janar Kushtetuesje nuk mund të marrë vendim, pasi nuk ka kuorumin e nevojshëm, pasi tashmë ka vetëm 4 anëtare. Kushtetueses i duhen dhe dy anëtarë të tjerë, që do të caktohen deri në muajin mars për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje dhe të tjerat që janë depozituar më parë.

Dorëzimi i padisë nga Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese është bërë në muajin korrik, në një kohë kur u rritën tensionet tek Teatri Kombëtar, pasi policia rrethoi godinën e artistët u ngujuan brenda saj. Meta pasi dorëzoi padinë tha se “duhet t’i themi stop shtetit të oligarkëve”. Po ashtu Presidenti bëri me dije se ishte në krah të artistëve dhe nuk do lejonte që Teatri Kombëtar të shembej pa marrë një vendim Gjykata Kushtetuese në lidhje me ligjin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar çështja e teatrit gjykata kushtetuese ilir meta aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar çështja e teatrit gjykata kushtetuese ilir meta

Sondazh

Poll