Politike

Tërmeti/ Rama: Asnjë familje nuk do ta kalojë Vitin e Ri 2021 në çadër (VD)

30 Dhjetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama: Asnjë familje nuk do ta kalojë Vitin e Ri 2021

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë i prekur nga tërmeti nuk do ta kalojë Vitin e Ri 2021 në çadër.

“Duhet të ndërtohen shkolla të reja, shumë më të mira nga ato që kemi pasur para tërmetit. Viti i ri do të nisë me shkolla të reja. Deri në fund të vitit 2021 të gjithë do të kenë shtëpi.  Asnjë familje nuk do e kalojë Vitin e Ri në çadër. Duhet të nxirren sa më shpejt personat që janë në çadra, kryesisht ato në zonat rurale. Brenda 6 muajve do të kemi kaniterët e parë për lagjet e reja.

Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar akomodimet e banorëve që sot janë me qira. Pika e tretë lidhet me donacionet, pasi u përmendën vetëm të voglat, ata që janë mbledhur nga donatorë të vegjël. Do të kemi një vlerësim maksimal edhe për donatorët e vegjël”, u shpreh Rama.

Rama ka mbledhur Komitetin e Rindërtimit. Kreu i Qeverisë tha se duhet bërë një analizë e plotë e dëmeve dhe të bëhen bilancet sa më shpejt. Rama u kërkoi ministrave punën e bërë në terren, pasi shtoi se shumë shpejt do nis puna për rindërtimin. Ministrat kanë treguar shifrat dhe sipas Çuçit në janar do bëhet konferenca e donatorëve.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e tretë e komitetit të rindërtimit tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledhja e tretë e komitetit të rindërtimit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll