Politike

Ministri Ahmetaj: Në fillim të prillit ndërtime masive në territor, Durrësi, Tirana dhe Thumana janë pastruar nga gërmadh

30 Dhjetor 2019, 10:51 Nga DOSJA
Ministri Ahmetaj: Në fillim të prillit ndërtime masive në

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Rindërtimit, ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri një rezyme të situatës pas tërmetit. Ai ka theksuar se Durrësi, Tirana dhe Thumana janë pastruar plotësisht nga gërmadhat. Po kështu ministri deklaroi se në fillim të prillit  do të ketë ndërtime masive në territor.

“Puna ka vijuar. Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, por edhe Lezha, Laçi dhe Tirana. Pastrimi i territorit është i rëndësishëm, Durrësi dhe Tirana janë pastruar krejtësisht, Thumana ka përfunduar. Është bërë falas. Lejet e ndërtimit, që për mua është e rëndësishme. Për shkak të ndryshimit të procedurave të përshpejtuar, janë 1020 leje për rikonstruksion.

Të gjitha bashkitë kanë filluar procesin. Hapat e rindërtimit është shumë e rëndësishme. Fillimi i prillit të jetë fillim i ndërtimit masiv në territor, ndërsa në zonat rurale të jetë gati dy muaj më përpara. Të rëndësishme janë edhe donacionet.   Ta kthejmë në detyrim të gjithë transparencën, cfarë donatorësh ka dhe ku do të shkojë çdo lek,  tha ai.

Rama ka mbledhur Komitetin e Rindërtimit. Kreu i Qeverisë tha se duhet bërë një analizë e plotë e dëmeve dhe të bëhen bilancet sa më shpejt. Rama u kërkoi ministrave punën e bërë në terren, pasi shtoi se shumë shpejt do nis puna për rindërtimin. Ministrat kanë treguar shifrat dhe sipas Çuçit në janar do bëhet konferenca e donatorëve.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj mbledhja 3 e komitetit te rindertimit mblidhet komiteti i rindërtimit arben ahmetaj mbledhja 3 e komitetit te rindertimit mblidhet komiteti i rindërtimit

Sondazh

Poll