Politike

Komiteti i Rindërtimit, Çuçi: Mijëra familje kanë marrë bonusin e qirasë, në janar konferenca e donatorëve (VD)

30 Dhjetor 2019, 10:24 Nga DOSJA
Komiteti i Rindërtimit, Çuçi: Mijëra familje kanë

TIRANË- Ministri Bledi Çuçi, i cili ka marrë kompetenca të plota për të koordinuar punën pas tërmetit ka treguar disa shifra për dëmet e shkaktuara nga lekundjet e tokës në 26 nëntor.

Nga mbledhja e tretë e Komitetit të Rindërtimit, Çuçi tha se janë mijëra banesa të dëmtuara e 53 shkolla. Po ashtu ai tha se mijëra familje kanë marrë bonusin e qirasë dhe në mes të janarit do të zhvillohet dhe konferenca e donatorëve.

Deri sot janë shembur 72 objekte. Për sa i takon strehimit afatgjatë, po aplikojmë bonusin e qerasë ëprt ë gjithë ata që kanë banesat e dëmtuara, në durerës janë 1310 familje që përfitojnë, në Tiranë 2274 familje, 499 në Vorë, 176 në Kavajë dhe në Kamëz 270. Në Lezhë 670 në të gjithë qarkun.

3 janë në spitale të huaja për një mjekim të specializuar dhe qindra të tjerë kanë marrë mjekim.  53 shkollat dëmtuara rëndë nga tërmeti dhe është pezulluar mësimi dhe janë akomoduar të gjithë kanë vijuar mësimin. Mbledhjen e konferencës së donatorëve do e zhvillojmë në mes të janarit”, u shpreh Çuçi.

Rama ka mbledhur Komitetin e Rindërtimit. Kreu i Qeverisë tha se duhet bërë një analizë e plotë e dëmeve dhe të bëhen bilancet sa më shpejt. Rama u kërkoi ministrave punën e bërë në terren, pasi shtoi se shumë shpejt do nis puna për rindërtimin. Ministrat kanë treguar shifrat dhe sipas Çuçit në janar do bëhet konferenca e donatorëve.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi komiteti i rindertimit mbledhja 3 e komitetit te rindertimit tragjedia e 26 nentorit 2019 bledi çuçi komiteti i rindertimit mbledhja 3 e komitetit te rindertimit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll